10.4 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Vdes këmbësori i goditur nga vetura në dalje të Prishtinës, e konfirmon policia

Personi i cili është goditur nga vetura në Vetenrik të Prishtinës ka vdekur.

Lajmin për media  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas Ahmetit, aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.//Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...