18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Vdes Kris Kristofferson ylli amerikan i muzikës country

Këngëtari dhe aktori fitues i Grammy-t, Kris Kristofferson, gjithashtu ylli amerikan i muzikës country vdiq në shtëpinë e tij në Maui, Havai, në moshën 88-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, muzikanti veteran shkroi një mori standardesh klasike të cilat u mbuluan nga artistë, përfshirë Janis Joplin dhe Johnny Cash dhe ai punoi me regjisorë filmash, përfshirë Martin Scorsese.

Lajmin e konfirmoi edhe familja e tij në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar se ”jemi të gjithë shumë të bekuar për kohën që kaluam me të”.

“Faleminderit që e keni dashur atë gjatë gjithë këtyre viteve, dhe kur shihni një ylber, dijeni se ai po na buzëqesh të gjithëve”, shtohej në të.

I lindur në vitin 1936 nga një gjeneralmajor i Forcave Ajrore, Kristofferson shërbeu si rreshter ushtrinë amerikane.

Ai gjithashtu studioi letërsi në Universitetin e Oksfordit.

Kristofferson më vonë e përqendroi karrierën e tij në muzikë dhe u nis për në Nashville për t’u bërë një kompozitor profesionist.

Ai vazhdoi të shkruante standarde të tilla si “Sunday Mornin’ Comin’ Down”, e cila u bë hit për Cash, “For The Good Times”, e cila u bë numri një për Ray Price dhe “Me And Bobby McGee”, e cila u këndua nga Joplin.

Kristofferson u nderua me një Glob të Artë për punën e tij me Barbra Streisand në xhirimin e dramës romantike muzikore të vitit 1976 “A Star is Born”.

Në vitin 2004, Kristofferson u fut në Hall of Fame të muzikës country. /ATA/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...