Michael Madsen, një aktor i shquar i personazheve, i njohur më së shumti për interpretimin e roleve në filmat “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol.2” të Quentin Tarantinos, ka vdekur të enjten në mëngjes nga një arrest kardiak.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Ron Smith. Ai ishte 67 vjeç.
Në një karrierë aktrimit që zgjati më shumë se 40 vjet, Madsen grumbulloi dhjetëra role në ekran. Por ai ishte i njohur për bashkëpunimet e tij me Tarantinon, i cili e përzgjodhi atë si një “hajdut psikopat” në “Reservoir Dogs” dhe një “vrasës me pagesë të dështuar” në “Kill Bill: Vol.2”./Njeshi/