20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Vdes mjeku kosovar, Bedri Bimbashi

Në moshën 63-vjeçare ka vdekur doktori Bedri Bimbash pas një ataku kardiaku.

Oda e Mjekëve të Kosovës me këtë rast ka ngushëlluar familjen Bimbashi, kolegët dhe miqtë e të ndjerit.

Bedri Bimbashi, shërbimin në mjekësi e filloi në Skenderaj, në vitin 1985 deri në shtator 1999, në QKMF Skenderaj, në departamentin e emergjencës.

Ai ka shërbyer në QKMF dhe ambulanca në fshatra të ndryshme në Skenderaj gjatë luftës, për t’iu ofruar ndihmë qytetarëve të kësaj ane.

Pas vitit 1999, Bimbashi, profesionin e zhvilloi në Mitrovicë, në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në pozitën e mjekut fiziatër. Më pas zgjidhet edhe shef i repartit të Fiziatrisë, ku ka qenë i angazhuar deri tani.

Ndryshe, studimet për mjekësi e përgjithshme dhe specializimin për fiziatri i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Në vitet 1982-1985 ligjëroi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, lëndët Anatomi dhe Farmakologji.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...