Ka vdekur në moshën 86 vjeçare nëna e këngëtares Mihrije Braha.
Artistja ka njoftuar për lajmin e rëndë, me anë të një njoftimi në rrjete sociale, duke e shprehur dhimbjen që e po e ndjen.
“Nanë, ti që me dhe jetë sot më le… Lotët nuk po me lënë të shoh e të shkruaj për ty nanë…”
“Uroj të shihemi në parajsë nanë”, ka shkruar e pikëlluar Braha.
Ka qenë Familja Braha që ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit është bërë në varrezat e Mitrovicës, në Shipol./Njeshi&RADIO 1/
Nga takimet e heshtura në tubime të mëdha, Ali Berisha në Leshan