1 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Vdes një fëmijë 1 vjeç në Klinikën Infektive, SHSKUK del me sqarim për rastin

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës kanë dalë me një sqarim për raportimet se ka vdekur një fëmijë i moshës 1 vjeç. SHSKUK në bazë të informacioneve të marra nga Spitali i Gjakovës dhe Klinika Infektive në QKUK sqaron së fëmija ishte dërguar fillimisht në Gjakovë në gjendje shumë të rënduar.

SHSUK tregon se menjëherë pasi fëmija ka marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës, ai është nisur për trajtim në QKUK si rast emergjent.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, SHSKUK njofton se fëmiu me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

“Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes”, njofton SHSKUK.

Sqarimi i plotë:

Në lidhje me raportimet  për vdekjen e një fëmiu rreth 1 vjeç, bazuar në informacionet nga Spitali i përgjithshëm në Gjakovë dhe Klinika Infektive në QKUK, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës jep këtë sqarim;

Sipas informacioneve nga Spitali i Gjakovës, fëmija  i moshës rreth 1 vjeç, është sjell nga prindërit, reth orës 21:00, në kujdestarinë e mbrëmshme, në Repartin e Pediatrisë, me gjendje shumë të rënduar shëndetësore.

Menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmiut, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim  të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmiu, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë,

pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.

Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.

Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes.

Fëmiut i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka  arritur të mbijetonte. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...