24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Vdes një motoçiklist në Lipjan, u aksidentua me një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Sllovi të Lipjanit, ku një motoçiklist u aksidentua me një automjet.

Drejtuesi i motoçikletës E.B., pësoi plagë të rënda trupore, të cilave nuk iu bëri ballë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

#Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.

Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” deklaroi Ahmeti, për ‘RADIO 1’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...