9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Vdes një turist malazez në Shqipëri

Ka humbur jetën një turist malazez teksa ishte duke u dërguar me autoambulancë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Lëpushë të Shqipërisë dhe bëhet e ditur se një grup turistësh malazeze kërkuan ndihmë pasi shoku i tyre nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore”.

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...