3.5 C
Pec
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Vdes personi që u plagos në Klinë

Ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.

Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij” – tha ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Personi i dyshuar ndodhet në arrati.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...