5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Vdesin 60 migrantë në Mesdhe

Dhjetëra migrantë kanë vdekur përgjatë fundosjes së një varke në Mesdhe. Grupet e shpëtimit kanë njoftuar se kanë arritur t`i shpëtojnë 25 të tjerë.

Rreth 60 emigrantë kanë humbur jetën nga fundosja e varkës në Detin Mesdhe. E nga kjo përmbysje 25 të tjerë mbijetuan dhe u nxorën nga një anije e grupit humanitar SOS Méditerranée në

bashkëpunim me rojet bregdetare italiane. Të mbijetuarit thanë se ishin nisur për në Zaëiya në bregdetin libian dhe treguan se arsyeja që qoi deri tek përmbysja ishte prishja e motorit të varkës. Sipas tyre viktimat përfshinin me se shumti gra dhe të paktën një fëmijë.

Ekipet mjekësore thanë se të mbijetuarit ishin në gjendje shumë të dobët shëndetësore dhe se të gjithë ishin nën kujdesin mjekësor. E nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin deklaruan se viti 2023 ishte viti më vdekjeprurës për emigrantët që nga fillimi i regjistrimeve një dekadë më parë, me të paktën 8,565 njerëz që vdiqën në rrugët e migrimit në mbarë botën. Agjencia e OKB-së tha se shifra ishte 20% më shumë se një vit më parë. Raporti zbuloi se kalimi në Mesdhe vazhdon të jetë udhëtimi më i rrezikshëm, me të paktën 3,129 vdekje dhe zhdukje gjatë vitit 2023./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...