15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Vdiq fotoreporteri Alban Bujari, dokumentuesi i luftës dhe i paqes

Ka ndërruar jetë fotoreporteri Alban Bujari. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e fotoreporterit përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në varrezat e Prishtinës në Arbëri nga ora 14:45.

Bujari ishte një ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.

Alban Bujari ka nisur karrierën e tij në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997, duke u bërë pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellur zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve të ‘90ta. Në veçanti përleshjet e armatosura mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe, puna e Albanit u botua në mediat më prestigjoze ndërkombëtare, si “Time”, “Sunday Time”, “The Independent”, “The Guardian”, “El Pais”, “Fokus”, “Suddeutche”, “Zeitung”, “Kyoto News”, e plot të tjera.

Ndër fotografitë më të dalluara janë ato të masakrimit të familjes Jashari në Prekaz më 1998, masakrën e Reçakut më 1999, masakrën e shqiptarëve në Rogovë më 1999. Dhe pos tjerash edhe faktimin e transformimit të UÇK-së në TMK e deri në FSK-në profesionale me synim në NATO.

Alban Bujari gjithashtu ka punuar edhe për agjencinë evropiane të shtypit “EPA”, përgjegjës për mbulimin e kryengritjes së armatosur në Kosovë gjatë viteve 1998-99. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...