-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

Vela: Presidentja Osmani udhëtoi në Spanjë me pasaportë të Kosovës

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka demantuar lajmet në Serbi se presidentja Osmani ka udhëtuar në Spanjë me pasaportë të Serbisë.

Vela në një postim në rrjetin social X shkruan se fokusi kryesor politik i Serbisë është përhapja e gënjeshtrave për presidenten Osmani.

“Për herë të parë një Presidente e Kosovës udhëtoi në një ngjarje zyrtare në Spanjë dhe ajo u trajtua si të gjithë krerët e tjerë të shteteve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian. Presidenti ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës”, shkruan Vela. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...