16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Veliaj kërkon lirinë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

Në orën 13:30, në GJKKO do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg. Pas dy muajsh në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin dhe informacion nga SPAK lidhur me hetimet e deritanishme.

Seanca e mëparshme e 16 Prillit u shty për shkak të kërkesës së avokatëve të tij për kohë shtesë për të njohur aktet hetimore. Gjyqtari Erjon Bani vendosi shtyrjen për në 23 Prill, ora 13:00.

Më parë, kërkesa e Veliajt për të ndryshuar masën e sigurisë u rrëzua në Apelin e Posaçëm. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...