Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre. Por ka raste kur edhe ato përfshihen në konflikte të tilla dhe për pasojë përfundojnë në Polici.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë, ku një konflikt verbal mes motrës dhe vëllait ka eskaluar në dhunë fizike.
Mësohet se të përfshirë në këtë incident janë: L.G, 31 vjeçare, e dyshuara dhe A.G, 26 vjeçar, viktimë.
Sipas informatave, pas një përplasjeje verbale brenda shtëpisë së tyre, L.G. dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e saj, duke i shkaktuar grithje në pjesën e qafës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga hetuesit policorë, ashtu si edhe e dyshuara. /Njeshi/