8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Vëllai i Liridona Ademajt: Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet

Leonard Ademaj, vëllai i të vrarës Liridona Ademaj, sot ka folur para Gjykatës Themelore të Prishtinës pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e saj, Naim Murselit, bashkëshort, dhe dy personave tjerë.

Vëllai i të ndjerës ka theksuar se Liridona është vrarë në mënyrë mizore dhe në formë makabre.

“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet siç na tregoi që ishte e fortë. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët. Atë ditë Liridona ishte në shtëpi tonë i thash mos shko rri, më tha po shkojë pak me fëmijë, u thash fëmijëve rrini me dajën, bile edhe fëmijët më thanë se ‘nuk do të vijmë derisa të vijë daja i madh nga Gjermania’”.

“Liridona shkoi, pasi ka mbërri mirë në Prishtinë tha se janë duke dashë të shkojnë në Graçanicë me ngrënë bukë, unë kam qenë duke punu gruaja m’ka thanë se e kanë vra Liridonën”, ka thënë Ademaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...