Një person është gjetur pa shenje jete në banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktima është vëllau i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.
Në lidhje me rastin, sot detaje shtesë ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas Policisë, afër tij i është gjetur një armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 02.03.2025, 17:30.Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Njeshi/