Këngëtari i njohur pejan me një karrierë të bujshme 50 vjeçare Vëllaznim Lata, ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, se në bashkëpunim me klarinetistit e njohur kosovar Sead Muqa-Sei këto ditë po punon për të sjellë dy këngë të njohura popullore, të punuara profesionalisht në studio ‘Corona’, tek prof.Dr. Valton Beqiri.
‘Janë dy këngë popullore nga repertori im, të cilat i kam veçuar për këtë ndërrim të moteve. Në klarinetë është i njohuri ynë Sead Muqa – Sei ndërsa në fis-harmonikë Fehmi Gjikolli. Janë bashkëpunim me studion ‘Corona’, normalisht kjo pjesë i është besuar prof.Dr. Valton Beqirit.’-tha Lata për ‘RADIO 1’
Ndryshe, këngëtari, edhe në projekte të kaluara ka bashkëpunuar në melodi të reja me Sead Muqen-Sein ndërsa me studion ‘Corona’ dhe Valton Beqirin në ripërpunimin e këngës së tij autoriale ‘Hiqu çiko sherrit’./Njeshi&RADIO 1/