17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Vëllaznimi merr masa ndaj lojtarëve të përfshirë në përleshjen e sotme

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka njoftuar se ka marrë masa ndaj dy basketbollistëve të tij që u përleshën mes vete sot.

Kuqezinjtë e kanë lëshuar një komunikatë për shtyp, duke nënvizuar se lojtarët që e kanë thyer kodin disiplinor do ta marrin dënimin e merituar.

Komunikata e plotë:

‘KOMUNIKATË

KB Vëllaznimi njofton tifozët “Kuqezinjët e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive.
KB Vëllaznimi dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti.
KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli.’

 

Klubi gjakovar e ka dënuar rastin, ndërsa është i fokusuar tek ndeshja e sontme kundër Golden Eagle Yllit në çerekfinale të Superkupës së basketbollit.

Sot gjatë ditës u raportua se dy lojtarë të klubit gjakovar ishin përleshur mes vete dhe njëri prej tyre ka përfunduar në mbajtje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...