Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi e ka mposhtur Prishtinën në çerekfinalen e dytë të play-offit në Superligën e Kosovës, duke barazuar serinë në 1:1.
Në “Shani Nushi”, kuqezinjtë fituan me shifrat 90-73.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Hellems i Vëllaznimit me 37 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.
Kurse te Prishtina më i miri në fushë ishte Davis me 17 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Gjysmëfinalisti përcaktohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në javën e ardhshme./Njeshi/