Me rastin e ndarjes nga jeta, ditë më parë, të gruas së re Arta Ahma Kica në moshën 33 vjeçare, e cila prapa vetës la edhe dy djemë të vegjël, ka prekur thellë jo vetëm familjet por edhe qytetin dhe komunitetin e njofshëm.
E ndjera humbi betejën me sëmundjen e rëndë, përkundër përpjekjeve të shumta mjekësore.
Me këtë rast, familjeve që humbën të dashurën e tyre, u ka dërguar Telegram Ngushëllimi edhe familja Kariç, telegram i cili është drejtuar në Redaksinë tonë.
Telegrami i plotë në shqip:
‘Ngushëllime familjes Ahma dhe familjes Kica nga Peja, me rastin e vdekjes së parakohshme të vajzës së tyre, Artes, e cila humbi jetën në lulen e rinisë, në moshën 33 vjeçare, në betejë me sëmundjen e egër.
Bashkim, i dashur mik, pikëllimi dhe dhimbja jote na prek thellë.
U rritëm bashkë, ndamë bukën. Familjet tona i bashkoj dashuria dhe respekti.
Nëna jote – halla Mija dhe nëna Danica, na edukuan si të ishim një. Ne e mbajmë atë miqësi dhe atë frymë bashkimi në zemrat tona edhe sot e kësaj dite.
Edhe pse tani jemi në një kohë pikëllimi, kujtimi i Artës dhe gjithçka që ajo do të thoshte për familjen dhe komunitetin tuaj, qoftë burim i përjetshëm ngushëllimi dhe force.
Zoti e pranoftë si engjëllin e tij në Mbreterine e Qiellit!
Edhe njëherë i dërgojme ngushëllimet tona më të thella familjes Ahma dhe familjes Kica, me dëshirën që të gjejnë forcën për të kaluar këtë humbje të pariparueshme.
Me dashuri dhe respekt, Milanka dhe Bogoljubi me familjen e madhe Kariç.’-thuhet në telegramin e ngushëllimit nga familja Kariç.
Ndryshe, e reja Arta Ahma Kica, u nda nga jeta më 22 Nëntor, në moshën 33 vjeçare, pas një beteje të rëndë me sëmundjen. Lajmi i kobshëm tronditi mbarë qytetin./Njeshi/
Sveçla: Askush nuk është mbi ligjin, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit