9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka:

–        Miratuar Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.

–        Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës. Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptar, pra personat fizik dhe juridik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë, sipas kushteve të parapara me ligj, duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit.

–        Propozuar znj. Batisha Ibrahimi dhe z. Meriton Zika për pozitën e një anëtari të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

–        Emëruar anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë Sh. A. Pejë, me këtë përbërje:

o   Znj. Arjeta Zeka, kryesuese;

o   Z. Ilaz Halili, anëtar;

o   Z. Shkodran Gaxherri, anëtar;

o   Znj. Zamire Deçani Beqiri, anëtare;

o   Znj. Rina Sylafeta Kumnova, anëtare;

o   Z. Besim Kajabegolli, anëtar.

–        Emëruar dy anëtarë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Prishtina Sh. A. me këtë përbërje:

o   Z. Bashkim Pllana, kryesues;

o   Z. Fatos Budeci, anëtar.

–        Shqyrtuar Programin për Vlerësimin Ex-post të akteve juridike të Republikës së Kosovës për vitin 2024.

–        Aprovuar vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore P. Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Zona Kadastrale Suharekë, Komuna Suharekë.

–        Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit “Marrëveshje kornizë e partneritetit për mbështetje me vaksina dhe\ose para të gatshme” ndërmjet Aleancës GAVI dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë. Kosova në vitin 2023 për herë të parë është kualifikuar nga GAVI si shtet për mundësi përfitimi nga ndihma që u jepet shteteve me të ardhura të mesme (Middle Income Country Support – MICS). Njëra ndër fushat e mbështetjes së GAVI-t është për shtetet që kanë planifikuar përfshirjen e vaksinave të reja. Përmes kësaj mundësie, Kosova ka aplikuar për mbështetje për përfshirjen e vaksinave të reja, ku gjysma e dozave për vaksinat PCV, Rotavirus dhe HPV do të dhurohen nga GAVI. Përveç kësaj, kjo aleancë tashmë ka aprovuar dy aplikime shtesë së Kosovës për mbështetje, ku përfshihen trajnime dhe aktivitete të tjera përgatitore për përfshirjen e këtyre tri vaksinave.

–        Miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes Financiare të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI) për Projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtëritshme në Kosovë. Kostoja totale e projektit është vlerësuar 107 milionë e 200 mijë euro.

–        Miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”. Ky projekt fokusohet në institucionet e edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, për lehtësimin e qasjes së të gjithë fëmijëve të Republikës së Kosovës.

–        Miratuar Koncept-dokumentin për Peshkatarinë dhe Akuakulturën. Ky Projekt koncept dokument i përcakton përgjegjësitë për operatorët që merren me peshkim ekonomik, hulumtim shkencor, sportiv e rekreativ, mbarështimin e akuakulturës dhe raportimit të të dhënave e mirëmbajtjen e tyre për sasinë dhe llojet e peshkut në resurset ujore.

–        Miratuar Rregulloren për Disiplinën e Nëpunësve Civilë e cila ka për qëllim të përcaktojë procedurën, shkeljet disiplinore dhe masat disiplinore për nëpunësit civil. Me të vendosen norma transparente në trajtim, por edhe pritshmëri ndaj veprimeve të nëpunësve civil me qëllim të mbajtjes së standardeve më të larta të profesionalizmit.

–     Miratuar Rregulloren për Transferimin e Nëpunësve civilë e cila përcakton rregullat dhe procedurat për transferimin e nëpunësve civil brenda administratës publike. Krijon një mekanizëm transparent e të drejtë për transferimin e nëpunësve civil. Duke përcaktuar kritere dhe procedurë të qartë, përmes saj transferimi udhëzohet nga merita, nevojat organizative dhe sigurisht nga qëllimi kryesor, përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë.

–         Miratuar kërkesën e Ndërmarrjes Publike “Trepça” Sh. A për dhënien në shfrytëzim të ngastrën kadastrale nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve.

–        Aprovuar pagesën për 375 specializantë me vetëfinancim, si dhe 21 specializantë me vetëfinancim nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, dhe Mali i Zi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...