21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi: Manastiri i Cetinjes në duart e shtetit – nuk ka tjetërsim

Qeveria e Malit të Zi ka urdhëruar Administratën për Kadastër dhe Pronë Shtetërore që të zbatojë vendimin e marrë në vitin 2005 pa vonesë dhe Manastiri i Cetinjes të futet në listën e pasurive të paluajtshme shtetërore.

Qeveria e Malit të Zi mori një vendim të tillë një ditë para seancës së Asamblesë së Kryeqytetit të Cetinjes, në të cilën është planifikuar të diskutohet nisma e qytetarëve për “kthimin e manastirit në duart e Kishës Ortodokse Malazeze”.

Kështu, Administrata për Kadastër dhe Pronën Shtetërore ka vepruar tashmë sipas vendimit të Qeverisë dhe ka regjistruar ndalimin e tjetërsimit në të gjitha ndërtesat dhe parcelat e përdorura nga manastiri.

Ndryshe, bëhet fjalë për manastirin në të cilin, në një situatë të tensionuar, është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Paraprakisht, më 4 dhe 5 shtator protestuesit kishin kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjes.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...