Zyrtari për media i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Petrit Pepaj, tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike 15 për qind, është për shkak të rritjes së cmimit në bursa.
Kjo u bë e ditur në një takim me përfaqësues të mediave, i cili kishte për qëllim diskutimin e çështjeve kryesore që lidhen me procesin e përshtatjes së rregullt tarifore.
Pepaj tha që nga vendosja në konsultim publik të këtij raporti ZRRE-ja ka pranuar 396 komente nga qytetarët, 8 nga OJQ dhe sindikata, 4 nga bizneset, një deputet, një koment nga Ministria e Ekonomisë dhe një koment nga Presidenca e Kosovës.