4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Vendosen 6 Gypa fi 900 në kanalin e Ibër Lepencit, për pak minuta pritet të lëshohet uji, jo me kapacitet të plotë

Janë vendosur gjashtë gypa në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, ku më 29 nëntor ka ndodhur një sulm në fshatin Varragë të Zubin Potokut.

Brenda pak minutave pritet të lëshohet uji në këtë kanal, por jo me kapacitet të plotë.

Për një kohë të gjatë aty kanë qëndruar zyrtarë shtetëror përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ndërsa ende po qëndron zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, ministri kjo që mbulon Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe Faruk Mujka, Drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

Kryeministri Albin Kurti për sulmin në fjalë fajtor e bënë Serbinë, duke thënë se është përdorur sasi e madhe e municionit.

“Sonte u dashtë të mblidhemi këtu sonte në këtë orë të vonë këtu në kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media./Njeshi&Klankosova.tv/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...