16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Vendoset pllaka e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele, asiston Policia

Një pllakë e departamentit të patentë shoferëve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme po vendoset në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut.

Koha.net ka publikuar pamje nga momenti i vendosjes së pllakës. Në fotografi shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, transmeton Ekspress.

Policia të premten zhvilloi në aksion policor duke i mbyllur pesë komuna paralele serbe në veri.

Vendet e QUINT-it kundërshtuan veprimin duke thënë se Qeveria s’u koordinua me to pavarësisht “zotimeve”.

Të premten u mbyllën pesë komuna paralele që vepronin në të ashtuquajturin Qarkun Administrativ të Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës, Zveçani, Zubin-Potok dhe Leposaviq, e të cilat dyshohet se lëshonin dokumentacion të falsifikuar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...