17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Vengu: Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Shqipërisë për më shumë se shtatë vjet janë në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Në një postim në Facebook, ai i ka falënderuar për punën dhe angazhimin ushtarët.

“Ekspertët tanë të EOD (Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Rrezikshme) janë angazhuar në mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës, duke kontribuar në forcimin e sigurisë në Camp Adazi, Letoni”.

“Krenarë për sakrificën e major Klodian Tanushit dhe nëntetare Zarife Hasanajt, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder”, ka thënë Vengu. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...