25.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Vepra e Banksyt e blerë me 300 dollarë del të jetë origjinale

Një klient me fat, i cili kishte blerë një vepër kopje të Banksyt në një dyqan dhuratash në muze për “më pak se 300 dollarë” pritet që të arrijë të shitet për 150 mijë dollarë, pasi që doli se është vepër origjinale e artistit, personaliteti i të cilit mbetet anonim, shkruan Daily Mail.

Pronari, i cili dëshiron të mbetet anonim, e bleu veprën në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Sydneyt në vitin 2003.

Vepra artistike është një printim i veprës “Love Is In The Air” të Banksit, në të cilën shihet një burrë i maskuar duke hedhur një buqetë me lule në vend të një koktej molotovi.

Pa dijeninë e blerësit, vepra ishte në fakt e 450-a nga 500 botime të limituara e të shtypura nga artisti në vitin 2003.

Veprat e artit do të dalë në ankand në internet nga shtëpia e ankandeve “Smith and Singer” me ofertat që do të mbyllen më 13 maj të vitit 2021 në orën 22:00.

Në katalogun e publikuar nga “Smith dhe Singer” shkruhet se “Love Is In The Air” është një nga veprat me të njohura të artistit.

“Është një nga imazhet më të njohura të Banksy dhe është e njohur gjithandej”.

Imazhi i kësaj vepre është i njëjtë me atë që Banksy pikturoi në një mur afër qytetit Beit Sahour, në Palestinë.

Kompania e legalizuar nga Bansksy e ka certifikuar veprën artistike, dhe ka bërë të ditur se ajo nuk është e nënshkruar nga Banksy, por është e vulosur dhe në të shkruan “Banksy / 450/500”.

Smith i ka thënë “Daily Telegraph” se kompania e tij beson se vetë Banksy ishte në Australi në vitin 2003 dhe se ai personalisht kishte dorëzuar veprat e artit në Dyqanin e MCA-së.

Printimi i veprës “The Love Is In The Air” pritet të thyejë rekordin aktual të Banksyit në Australi prej 55 mijë dollarësh të vendosur në maj të vitit 2020 për veprën e njohur me titull “No Ball Games”.

Versione të tjera të veprës së artit në kohët e fundit kanë arritur suksese duke u shitur mbi çmimet e vlerësuara gjersa kanë dalë në ankand në të gjithë botën.

Botimi numër 51 i veprës së njëjtë u shit nga “Sotheby” në Londër në shtator të vitit të kaluar për 305 mijë dollarë. “Sotheby” gjithashtu numrin 231 me të njëjtin çmim, pasi u vlerësua se do të shitej deri në 126 mijë dollarë.

Sipas katalogut të ankandit, “Banksy vazhdon të ngjallë turbullime dhe të habisë”. “Pikturat, shtypjet dhe gjestet e tij politike duken si një goditje e fortë ndaj autoritetit dhe një gisht i mesëm për pretendimet e botës së artit”.

Identiteti i Banksyit nuk është zbuluar kurrë për publikun, dhe vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të botës së artit. Shumë kanë spekuluar se muzikanti Robert Del Naja është Banksy, dhe se ai bëri një turne në Australi në vitin 2003 me grupin e tij “Massive Attack”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...