20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Veprimi i Laportës që është bërë viral: “Messi, do të të bëjë një ofertë që s’mund ta refuzosh”

Objektivi numër një i çdo presidenti të ardhshëm të Barcelonës që do të dalë nga zgjedhjet e marsit do të jetë qëndrimi i Lionel Messit.

33-vjeçari dëshiroi të largohet verën e kaluar, me Manchester Cityn që ishte favoriti numër një për të rrëmbyer gjashtë herë më të mirin në botë.

Por, presidenti i atëhershëm, Josep Maria Bartomeu, refuzoi diçka të tillë dhe e mbajti atë të paktën edhe për një vit.

Atij do t’i skadojë tani kontrata në qershor dhe do të jetë lojtar i lirë të nënshkruajë me këdo skuadër, me Cityn dhe PSG-në që mbesin si opsione për Leon.

Megjithatë, Joan Laporta, i cili dikur ishte president i Barcelonës, në kohën kur klubi theu rekordin duke fituar gjashtë trofe brenda një sezoni, ka deklaruar se do të bëjë çmos për ta mbajtur Messin.

Në një video të publikuar në ambientet e klubit, Laporta u gjend para një fanelle të Messit dhe u pyet se çfarë do t’i thoshte atij nëse do ta kishte këtë moment përballë.

Laporta menjëherë u përgjigj: “Do të të bëjë një ofertë të cilën s’mund ta refuzosh”, derisa e puthi më pas./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...