15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Verë, diell dhe elegancë – Heidi Baci shkëlqen në jug të Shqipërisë

Heidi Baci, bukuroshja shqiptare që ka tërhequr vëmendjen e publikut me sharmin dhe stilin e saj, po shijon këto ditë të nxehta në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Me një sërë fotosh të publikuara në rrjetet sociale, Heidi ka treguar format e saj perfekte duke pozuar në bikini, ndërsa ndodhet mes ujërave kristal të Jonit dhe rrezeve të diellit mesdhetar.

Pamjet nga plazhi nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përgëzuar për natyrshmërinë dhe elegancën që e karakterizon.

Foto: Screenshot/Instagram

E relaksuar dhe me buzëqeshje në fytyrë, ish-banorja e Big Brother VIP duket se po shijon çdo moment të pushimeve në një nga destinacionet më të bukura të vendit.Komentet dhe pëlqimet në fotot e saj janë dëshmi e popullaritetit që vazhdon të rritet dita-ditës.

Foto: Screenshot/Instagram

Në disa nga fotografitë shfaqet me një mashkull që me sa duket është një i afërm.Heidi aktualisht është beqare, disa muaj pas ndarjes nga prezantuesi Romeo Veshaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...