-1.2 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Verifikimi i statusit të personave të dhunuar në luftë, kritikohet komisioni

Në komisionin për të drejtat e njeriut është trajtuar edhe puna e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ku deputetët kanë pasur ankesa për punën që po bën ky komision.

Deputetja Teuta Haxhiu, ka thënë se puna e këtij komisioni nuk është serioze, pasi ka shumë vonesa.

Në këtë komision është shqyrtuar edhe një kërkesë të organizatës ‘Avonet’, që rasti i vajzës nga Drenasi të kalojë në Gjykatën e Ferizajt.

Kenan Gashi nga kjo organizatë, ka thënë se kjo kërkesë vije pasi Gjykata në Ferizaj, i trajton më prioritet këto raste.

“Për arsye se kjo gjykatë ka vënë në prioritet fushën e ngacmimeve dhe të dhunimeve”, tha ai.

E deputeti Shemsi Syla, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

“Unë mendoj që kjo është çështje e drejtësisë. Nuk e di sa është e ligjshme të merremi me këtë çështje”.

Ndërsa deputetja Lirije Kajtazi, tha se si komision duhet të angazhohen që të sigurojnë një avokat për vajzën dhe sipas saj diçka tjetër nuk mund të bëjnë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...