15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Vërshimet në Pejë, banorët me ankesa ndaj komunës

Komuna e Pejës gjatë të enjtes është përballur me një mori dëmesh si pasojë e reshjeve të shiut.

Kjo është vërejtur veçanërisht në disa fshatra ku banorët ankohen për dëme edhe në ekonomitë familjare, meqë uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive.

Ata u ankuan se nuk ka intervenuar komuna për të zgjidhur telashet që nisën tash e tri ditë.

Megjithatë, komunarët deklarojnë se gjatë gjithë ditës kanë qëndruar në terren për ta verifikuar situatën.

Qytetarët u këshilluan t’i raportojnë dëmet për të cilat do bëhet një raport që do t’i dërgohet edhe qeverisë për të kërkuar ndihmë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...