17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Vërshimet që morën dy jetë në ‘Asllan çeshme’, reagim i AAK-së së Pejës

Pas ngjarjes tragjike të humbjes së dy jetëve në Pejë, nënë e bir Mirsada dhe Dion Ademaj, pasojë e vërshimeve të së shtunës, ka reguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë.

‘Ngushëllime të sinqerta familjes së tyre me shpresën që ta gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, e gjithashtu urojmë dhe lutemi që ngjarje të tilla të mos ketë më në asnjë familje të qytetit tonë.’-thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë me shqetësim e ka përcjellur situatën e krijuar tejet trishtuese nga vërshimet të cilat përveq dëmeve materiale, sollën pasoja edhe me humbje jete të dy anëtarëve-Nënë e birë të familjes Ademaj nga Peja, ku me ç’rast ju shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së tyre me shpresën që ta gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, e gjithashtu urojmë dhe lutemi që ngjarje të tilla të mos ketë më në asnjë familje të qytetit tonë.

Në lidhje me këto ngjarje kërkojmë nga institucionet komunale dhe qendrore që të kenë angazhim maksimal për tejkalimin e kësaj situate mjaft të rënduar për qytetin e Pejës dhe pa humbur kohë të krijohen komisione për vlerësimin e dëmeve në menyrë që të kompenzohen të gjithë qytetarët për dëmet e shkaktuara.

Instucionet komunale së bashku me qytetarët duhet të bëjnë shumë që mos të vijmë deri të përsëritja e situatave të tilla. Edhe një herë ngushëllime familjes Ademaj!’-thuhet në komunikatën e AAK-së Pejë./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...