Max Verstappen arrin të sigurojë “Pole Position” në Çmimin e Madh të Montekarlos, duke kaluar vetëm për 84 të mijtat Fernando Alonson, që do të niset nga vendi i dytë.
Ferrari do të niset në vijën e dytë të startit me Charles Leclerc që renditet i treti, ndërsa Esteban Ocon, që bëri një paraqitje shumë të mirë në provat zyrtare do të niset nga vendi i katërt me makinën Alpine.
Ferraristi rrezikon një penalizim pasi pengoi në tunel Lando Norris, që po kryente xhiron e tij të shpejtë. Carlos Sainz do të niset i pesti, ndërsa Lewis Hamilton do të niset i gjashti. Fituesi i edicionit të kaluar, Sergio Perez do të niset nga fundi, pasi u përplas në kualifikueset Q1.