12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Veseli: Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa kontributin e grave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve në Ferizaj, ka thënë se këto demonstrata ishin shkëndijat e para të një zgjimi masiv kombëtar në Kosovë, kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese

Kryeparlamentari Veseli tha se në vitin 1989, derisa në pjesët tjera të botës komuniste po fryente era e lirisë, Kosova po përballej me një agresion të egër nga nacionalizmi shovinist serb.

“Derisa aspirata jonë kombëtare ishte avancimi i statusit politik të Kosovës, Serbia kërkonte të na hiqte edhe atë autonomi që kishim fituar në vitin 1974, pas 30 vjet shtypje e diskriminim nën Jugosllavinë titiste. Po fillonte përballja e madhe me Serbinë. E gjithë Kosova ishte gati të ngrihej. Dhe të parat u ngritën nënat kosovare. U ngritët ju, me guxim e ndjenjë sakrifice për t’i thënë jo agresionit serb mbi Kosovën“, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se ky zë u përhap gjithandej Kosovës, në çdo qytet e fshat të saj, tek të rinjtë e të moshuarit, tek punëtorët e intelektualët, tek studentët e minatorët.

“Prandaj sot, derisa kujtojmë ato ditë guximi e rezistence, ndihemi krenarë me faktin se ëndrra e atyre heroinave për Kosovën e lirë, është bërë realitet. Mundi dhe sakrifica e burrave dhe grave të Kosovës sot qëndron në themele të lirisë dhe shtetit të pavarur e sovran të Kosovës“, tha Veseli.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit tha se në dy dekada liri, janë arritur gjëra të mëdha si komb, mbi të gjitha, Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...