20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Veseli dhe Gashi shpërndajnë 21 kontrata për përfituesit e granteve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë bërë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor me qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.

Veseli tha se është obligim i institucioneve që të përkrahen njerëzit të cilët janë inovativ dhe krijojnë vende pune.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi tha se ky fond ka një buxhet prej 1 milion eurosh.

“Ky program i quajtur si fondi rinor ka buxhet rreth 1 milion euro që shpërndahen në disa komponetetë, por që e kanë një qëllim që sa më shumë të rinj të jenë përfitues nga programi i MKRS-së”.

“Ky është lansim për herë të parë kemi pas një pilot projekt me 70 të rinj që kanë hap disa ndërmarrje të vogla dhe jam i lumtur si ministër që po arrijmë brengën e te rinjve tanë që kanë të bëjnë me punësimin ne ndihmojmë”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...