6.3 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Veseli: Duhet t’i dëgjojmë SHBA-të për pezullimin e taksës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është në një moment vendimtar për fatin e saj dhe se përmes dialogut qëllimi është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, me anë të kësaj marrëveshje nuk do të lejohet apo të cenohet asnjë interes kombëtar.

“Dialogu me Serbinë duhet të ndodhë, t’i besojmë vetës dhe partnerëve tanë, ka ardhur koha të përmbyllim këtë sfidë”, tha ai.

Sa i përket taksës, Veseli tha se ka qenë vendim i drejt, mirëpo në rrethanat e një kërkese të qartë të ShBA-së, taksa duhet të pezullohet.

“Nuk do të lejoj që ShBA të jetë kundër nesh”, tha ai. Ndërsa ftoi dhe partitë opozitare të jenë pjesë në delegacionit shtetëror për dialogun, raporton KP. Sipas tij,  gjërat bëhen më së miri, kur bëhen bashkë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...