24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Veseli pas takimit me përfaqësuesit e Parlamentit Europian: BE po tregohet e padrejtë me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët ka diskutuar agjendën evropiane të Kosovës.
Pas takimit, Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë në raport me Kosovën.

“BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’iu mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Shengen”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.

Kryeparlamentari Veseli, ka thënë edhe se sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij, duhet të rezultojë me njohje reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe, kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur në importetet e Serbisë dhe Bosnjës.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...