2 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Veseli: Qeveria nuk do të bjerë për taksën, harrojeni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të interesuar për një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues.

Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë fjalimit në seancën solemne e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës kushtuar 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Jemi të interesuar për një marrëveshje tashmë të ditur  të quajtur obligative ligjore  për njohje reciproke  me Serbinë, kufijtë ekzistues  dhe njëkohësisht jemi të interesuar  për avancimin e Kosovës  drejt anëtarësimit në NATO  dhe në BE. Duke shprehur respekt për të gjithë meritorët  për lirinë tonë, për të gjithë  meritorët për konsolidimin e shtetit  tonë, për të gjithë aleatët, zoti i bekoftë  Kosovën, Zoti e bekoftë shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës,  tha se edhe ky vendim, si çdo vendim tjetër për Kosovën duhet të jetë shtetëror dhe institucional,  e jo siç tha ai personal.

Tha se në këtë proces kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet, nuk i bëjnë mirë Kosovës.

“Çdoherë kur kemi vënë përpara interesin e vendit dhe racionalitetin shtetëror, kemi pasur sukses. E kaluara e dëshmon më së miri këtë. Gati 100 vjet kemi derdhur gjak, por nuk ia kemi dalë ta heqim qafesh robërinë…. Në Dialog nuk shkojmë vetëm për marrëveshje me Serbinë. Ne dialog shkojmë sepse rruga jonë, përcaktimi ynë, është që çdo mosmarrëveshje ta zgjidhim në mënyrë paqësore. Dhe po ashtu si shtet i pavarur dhe sovran marrim mbi vete edhe obligimet që përmban për ne ky sovranitet karshi rajonit dhe partnerëve tanë strategjikë si SHBA-të dhe BE…Në këtë proces, kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet – nuk po i bëjnë mirë Kosovës”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari foli edhe për taksën,  ku sipas tij një vendim i tillë nuk duhet të jetë personal, por shtetëror dhe institucional. Veseli tha se duhet të peshohen interesat strategjike përballë Serbisë.

“Serbia e ka merituar dhe e meriton taksën, për shkak të sjelljeve të saj karshi nesh. Largimi i saj është i panegociueshëm, për shumë arsye. Por, përmbi emocionet e taksës ndaj Serbisë, dua të flas për urgjencën e racionalitetit shtetëror. Vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë as përgjegjësi dhe as kritikë individuale. Në  vendimmarrje shtetërore, asgjë nuk duhet të ketë personale. Pra, edhe ky vendim, si çdo vendim tjetër për Kosovën, duhet të jetë shtetëror, institucional. Duhet t’i vëmë në peshojë interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marrë parasysh edhe reflektimet për faktorët determinues të botës që na rrethon; Rusisë me aleatë në njërën anë, dhe SHBA-së e BE-së në anën tjetër. Me SHBA-të dhe BE-në në krah, Kosova është më mirë dhe më e sigurt. Interesat strategjike dhe gjeopolitike perëndimore dhe amerikane në Ballkan përputhen plotësisht me interesat e Kosovës dhe kombit tonë. Andaj, Kuvendi dhe Qeveria duhet t’u qëndrojnë prapa zotimeve të përbashkëta Kosovë – SHBA dhe BE. Në të kundërtën, Kosova nuk fiton. Ndërsa, Serbia rehabilitohet”, ka thënë Veseli.

Veseli  siguroi se si lider i koalicionit qeverisës, nuk do të lejoj që relacioni me Serbinë ta përcaktojë stabilitetin dhe fatin e institucioneve. Tha se Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë si shkak i taksës.

“Sa i përket kësaj situate të ndjeshme dhe ndërlidhjes së saj me mandatin e Qeverisë, dua t’i siguroj qytetarët se, si lider i koalicionit qeverisës, nuk do të lejoj për asnjë moment që relacioni ynë me Serbinë ta përcaktojë stabilitetin dhe fatin e institucioneve tona, pra as të Qeverisë së Kosovës. Pra, Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës. Ky është qëndrimi im i vendosur. Qeveria dhe Kuvendi mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve të tyre strategjikë si SHBA-të dhe Bashkimi Europian”, ka përfunduar Veseli.

Pas intonimit të himnit të Kosovës në seancën solemne kushtuar 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhur në sallë. Në mesin e tyre ishin Drita Millaku, Ali  Lajçi, Ismail  Kurteshi, Fitore Pacolli, Sami Kurteshi, Shemsi Syla, Adem Mikullovci, Valon Ramadani dhe Arbër Rexhaj.

Kujtojmë se në seancën solemne të 11 vjetorit i pranishëm është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish ambasadori dhe miku i madh i Kosovës, William Walker. /Njeshi&K.Press/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...