12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Veseli reagon për ndalimin e këshilltarit të Haradinajt nga BIA serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë nga BIA serbe këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, Srdjan Jovanoviq. Ai ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe që synon të përndjekë serbët e Kosovës që duan të integrohen në institucionet shtetërore.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Ndalimi dhe marrja në pyetje nga autoritetet e Serbisë të një zyrtari tjetër të Partisë Liberale Serbe, Srdjan Jovanoviq e që është edhe anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës është veprim i papranueshëm dhe që synon të përndjekë serbët e Kosovës që duan të integrohen në shtetin tonë. Ky është një akt që ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.Bashkimi Evropian duhet të reagojë dhe të kërkojë nga Serbia që të ndalë këto veprime provokuese. Këto akte dëshmojnë mungesë të vullnetit të Serbisë për të dialoguar e për t’u pajtuar. Veprime të tilla nuk duhet të përsëriten më

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...