9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Veseli: Sot i është thënë Po procesit të anëtarësimit në OKB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas përfundimit të seancës ku u votua platforma për dialogun tha se që nga Kosova është gati të ballafaqohet në procesin e dialogut final, i cili do të thotë për vetëm ulëse në OKB do të thotë shtetësi e plotë, sovranitet i plotë, jo Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe jo cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ai ka falënderuar  të gjithë deputetët që kanë votuar për platformën.

“Do të ishte edhe më mirë dhe për këtë arsye edhe para jush thërras kolegët e mi të opozitës, jemi më të fortë për Kosovën, pjesëmarrja e tyre në procesin e ballafaqimit përfundimtar me Serbinë i ndihmon vetëm Kosovës, nuk i ndihmon specifikisht luftës politike të një partie të caktuar as për të fituar as për të humbur. Për arsye se pa Kosovën shtet sovran, pa Kosovën shtet të fuqishëm, pa Kosovën partner të fuqishëm me ShBA-të dhe  askujt,  asnjërit nga ne nuk i vyjnë as pushteti as karrigeje. Për këtë arsye unë besoj shumë në racionalitetin e kolegëve të opozitës”, tha Veseli.

Veseli beson se edhe opozita do të bashkëngjiten dhe do të marrin përgjegjësi. Veseli tha se sot i është thënë Po procesit i cili e anëtarëson Kosovën në OKB  i thotë po sovranitetit dhe integritetit shtetëror.

Sipas tij votimi i sotëm i thotë Jo çdo cenimi i cili është nga Serbia apo kushdo qoftë.

“Do të dalim faqebardhë për faktin se kur e kemi votuar është Nata e Zjarreve”, tha Veseli. Sa i përket asaj se a u votua platforma dhe ligji para vizitës së një delegacioni amerikan të shtunën tha se mund të ketë nga dikush lojëra për të ikur ose preventuar diçka.

“Por, ne nuk kemi çka me i ik asgjëje dhe për ne SHBA-të janë vetëm partneri jonë me të cilin unë as nuk luaj as nuk kalkuloj, por në të cilin mendoj se Kosova shtet i pavarur sovran, ky shtet do të thotë partneritet do të dal faqebardhë nga ky proces i dialogut”, tha Veseli.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...