12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Veseli: Sakrifica e familjes Jashari është rast më unikat në historinë botërore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të anëtarëve të tjerë të Familjes Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Kryeparlamentari Veseli tha se raste të tilla si ky, kur një individ dhe një ngjarje ndryshon gjithë historinë e një kombi, janë të rralla në historinë e popujve.

Ai tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me luftën, qëndresën dhe sakrificën e tij, ndryshoi rrjedhat e zhvillimeve të gjithmbarshme të kombit tonë, është rasti më unikat në historinë botërore.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...