Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë, në Qupevë të Ulët të Klinës.
Burime të besueshme, bëjnë të ditur se viktima është një 22 vjeçar.
Në videon nga vendi i ngjarjes, shihen se kanë dal zjarrëfikësit dhe policia, të cilët po mundohen ta nxjerrin trupin e të ndjerit nga vetura, i cili kishte mbetur aty qe 15 orë.
Nga ky aksident edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Njeshi/