22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Vetëdorëzohen në polici anëtarët e familjes Likaj, të dyshuarit për plagosjen në Prizren

Tre të dyshuarit për plagosjen e dyfishtë më 22 maj të këtij viti në Prizren, janë vetdorëzuar në polici pasditen e së martës.

Policia e Kosovës kishte shpallur dje në kërkim gjashtë anëtarët e familjes Likaj, ndërkaq tre prej tyre sot janë dorëzuar në polici.

Abedin, Shaqir dhe Isuf Likaj janë dorëzuar në polici pas shpalljes në kërkim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale Vrasje e rëndë në tentative, Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe Pjesëmarrje në rrahje.

Ndërkaq, vazhdojnë të mbeten akoma në arrati Hajdin, Zenel dhe Isuf Likaj.

“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...