Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm
është vetëdorëzuar i dyshuari në rastin e vrasjes së viktimës A.J., paraditen e
djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
I vetëdorëzuari me iniciale B.Sh., 26-vjeç, i ka dorëzuar policisë edhe një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Përmes një deklarate, policia tha se kishte bastisur 6 lokacione dhe kishte bërë thirrje zyrtare që i dyshuari të dorëzohet gjë që ka shtyrë të njëjtin të bëjë këtë veprim në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.
]]>