13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, të gjithë ata që nuk e kryejnë këtë obligim do të gjobiten

Zyrtarët publik patën kohë që nga 1 marsi ta bëjnë deklarimin e pasurisë afati për të cilën përfundon të dielën më 31 mars.

Për 29 ditë nga 10 mijë zyrtarë publik, në bazë të dhënave nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit mbi 6 mijë e 500 prej tyre e kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë, mbi 700 e kanë filluar plotësimin për këtë obligim, derisa mbi 700 të tjerë nuk kanë ndërmarr asnjë hap për deklarimi të pasurisë.

Për të gjithë zyrtarët publik që nuk e bëjnë deklamimin e pasurisë më së largu për 15 ditë fillimisht ju shqiptohet një gjobë në vlerë 500 euro, e më pas ngritën edhe kallëzime penale, dënime ka edhe për ata që bëjnë deklamim të rrejshëm të pasurisë.

Në vitin e kaluar nga 10 mijë zyrtarë vetëm 30 prej tyre nuk e patën deklaruan më kohë pasurinë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në fund të procesit do të bëjë publike listën e subjekteve deklaruese që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe dhuratat./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...