23.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Vetëm sot 113 persona në veri aplikuan për patentë-shoferë të Kosovës, afro 2 mijë në total

Për dy muaj janë bërë 1 mijë e 941 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve vetëm në veri të vendit, ndërkaq numri i përgjithshëm është 2 mijë e 294.

Lajmin për media e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vetëm sot janë bërë 121 kërkesa në gjithë vendin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 598 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 621, në Zubin Potok 328 dhe në Zveçan 394 kërkesa./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...