19.7 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Vetëplagoset një person në Viti

 

Një person është vetëplagosur në Viti në garazhin e shtëpisë së tij.

Lajmin për media e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e  Gjilanit.

“Një person është plagosur në këmbë me pushkë ajrore. Policia në vendin ngjarjes ka konfiskuar armën dhe disa diabolla. Rasti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës dhe nuk ka ndonjë indikacion që ai mund të jetë plagosur nga dikush. Me rastin po merret policia”, ka thënë Osmani.

Ai ka treguar se personi në fjalë është trajtuar në QKMF në Pozheran e pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan. Nga Prokurori i Shtetit rasti po cilësohet si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...