10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Veteranët u dorëzojnë deputetëve “Betimin për Drejtësi”- kërkojnë reagim për padrejtësitë ndaj ish krerëve të UÇK-së

Para objektit të Kuvendit të Kosovës sot po qëndrojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të njëjtit po shpërndajnë disa dokumente ku ndër të tjerash kërkojnë nga deputetët që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

“Betimin për Drejtësi”- është ajo çfarë po kërkojnë veteranët nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ish-drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, tha se qëllim i kësaj letre është që t’u kërkohet deputetëve që ta nënshkruajnë atë me qëllim të reagojnë për padrejtësitë në gjykimin në Hagë.

“Shpresojmë që deputetët do ta nënshkruajnë këtë betim simbolik si një zotim moral për të adresuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ushtarëve të tjerë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë”,deklaroi ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...