10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Veterani i futbollit pejan Haxhiajdini: Me 24 mars takohen yjet e dikurshëm pejan dhe ata kastriotas

Në organizim nga Shoqata ‘Diaspora për Sportion Pejan’, më 24 Mars në Pejë do të takohen në një ndeshje miqësore futbolli, yjet e dikurshëm të futbollit pejan me ata kastriotas.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Brestovikut, ndërsa pritet të zgjoj intersimin edhe nga brezi i ri i lojtarëve dhe futboll-dashësve, meqë aty pritet të paraqitet pjesa dërmuese e lojtarëve të gjeneratës së artë të KF ‘Besa’.

Lajmin e ka bërë të ditur Besim Haxhiajdini, veteran i futbollit pejan;

Postimi i plotë;

“Pershendetje Dashamirëve te Futbollit Pejan SHOQATA ”DIASPORA PËR SPORTIN PEJAN organizon ndeshjen miqësore të futbollit në mes të Yjeve të dikurshëm Pejan dhe Kastriotas. Ndeshja mbahët më 24 Mars në ora  15:00 në fushën e Futbollit në Brestovikë. Ju ftojmë ta përcjellni këtë ndeshje dhe të kënaqeni me gjeneratën e artë të Besës.”- ka shkruar Haxhiajdini’ /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...