Lëvizja Vetëvendosje në konferencën e mbajtur për media ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave të diasporës
Vetëvendosje ka dorëzuar tri ankesa në PZAP, atë për anulim të 18 mijë votave me postë të LDK-së; rivotimin me postë në diasporë; dhe eliminimi nga lista të Hysen Çekajt dhe të mos zëvendësohet me anëtarë të tjerë.
“Keqpërdorime të shumta nga anëtarë të LDK-së, manipulime. Organizime masive, me kimik të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta. Formë e organizuar e njerëzve të caktuar të LDK-së ku kanë votuar masivisht”./Njeshi/